Rotary Club Tirana |
||||
Tiranë, më 07 Dhjetor 2006 RREGULLORE E BRENDSHME E KLUBIT ROTARIAN TË TIRANËS
Neni 2 Këshilli drejtues. NENI 3 Zgjedhja e Këshilltarëve dhe e drejtuesve, Pika 1 - Në një mbledhje të zakonshme, një muaj përpara mbledhjes për zgjedhjen e drejtuesve, drejtuesi i mbledhjes i fton antarët e klubit që të caktojnë kandidatët për president, nënpresident, sekretar, thesartar dhe për pesë këshilltarë. Klubi vendos në se kandidatët do të paraqiten nga një komision i posaçëm apo nga antarët pjesëmarrës në mbledhje. Kur vendoset për një komision, ai emrohet në mënyrën e përcaktuar nga klubi. Emrat e kandidatëve regjistrohen të renditur alfabetikisht në një skedë përbri secilit post dhe i nënshtrohen votimit të asamblese vjetore. Kandidatët për president, nënpresident, sekretar dhe thesartar që marrin numrin më të madh të votave shpallen të zgjedhur në postet përkatës. Pesë kandidatët për këshilltarë që kanë marrë më shumë vota shpallen të zgjedhur këshilltarë. Presidenti i zgjedhur nëpërmjet këtij votimi bëhet antar i këshillit drejtues të vitit rotarian që fillon në datën 1 korrik, e cila vjen menjëherë pas zgjedhjes së tij, duke qenë në këtë këshill në cilësinë e presidentit të emruar. Më pas, ai vihet në detyrën e presidentit duke filluar nga data 1 korrik e vitit rotarian që pason vitin rotarian në të cilin ai ka qenë antar i këshillit në cilësinë e presidentit të emruar. Presidenti i emruar bëhet president i zgjedhur kur zgjidhet pasonjësi i tij. Pika 2 - Drejtuesit dhe këshilltarët e zgjedhur kështu, së bashku me ish presidentin e fundit, përbëjnë këshillin drejtues. Brenda një jave që nga zgjedhja e tij, këshilli drejtues mblidhet për të caktuar një antar të klubit në detyrën e shefit të protokollit. Pika 4 - Vendet bosh që do të krijohen në këshillin drejtues ose ndër drejtuesit e tjerë të zgjedhur për vitin e ardhëshëm rotarian do të plotësohen sipas vendimit të antarëve të mbetur të këshillit drejtues të vitit të ardhëshëm.
Neni 4 Detyrat e drejtuesve. Pika 1 - Presidenti: Drejton mbledhjet e klubit e të këshillit drejtues dhe shtjellon detyrat e tjera që normalisht kanë të bëjnë me postin e tij. Pika 2 - Presidenti i zgjedhur: bën pjesë në këshillin drejtues dhe shtjellon detyrat e tjera që i ngarkohen nga presidenti i klubit ose nga këshilli drejtues. Pika 3 - Nënpresidenti: drejton mbledhjet e klubit dhe të këshillit drejtues në mungesë të presidentit dhe shtjellon detyrat e tjera që lidhen me postin e tij. Pika 4 - Sekretari: Përditëson listën e antarëve, rregjistron praninë në mbedhjet, bën njoftimet për mbledhjet e klubit, këshillit drejtues e të komisioneve, mban e ruan procesverbalet e këtyre mbledhjeve, përpilon dhe nis raportet e kërkuara nga RI: Pika 5 - Arkëtari: Përkujdeset për fondet duke i dhënë llogari klubit në mënyrë të përvitëshme si edhe kurdoherë që do të kërkohet nga këshilli, si dhe shtjellon detyrat e tjera që kanë të bëjnë me postin e tij. Me përfundimin e detyrës, ai i dorëzon pasonjësit të tij ose presidentit të gjithë fondet, librin e llogarisë si edhe çdo objekt tjetër që është pasuri e klubit. Pika 6 - Shefi i protokollit: Shtjellon detyrat që normalisht lidhen me postin e tij si dhe detyrat e tjera që i ngarkohen nga presidenti ose nga këshilli drejtues.
Neni 5 Mbledhjet: Pika 1 - Asambleja vjetore: Asambleja vjetore e klubit mblidhet brenda datës 20 dhjetor të çdo viti për të zgjedhur drejtuesit dhe antarët e këshillit të vitit pasonjës.
Pika 2 - Mbledhja e rregullt javore e klubit do të zhvillohet çdo ditë të enjte, në orën 18, në Hotel Sheraton. Çdo çvendosje ose kapërxim i mbledhjeve javore duhet t’i bëhet e ditur paraprakisht antarëve. Me përjashtim të antarëve të nderit (ose antarëve që janë lejuar në përputhje me Nenin 8 pika 3,4 të statutit tip të klubit rotarian), çdo antar tjetër i rregullt i klubit do të rregjistrohet si i pranishëm ose mungues në varësi të qendrimit të tij në mbledhje për më shume ose më pak se 60 % të kohëzgjatjes së saj, qoftë kjo mbledhje e këtij klubi ose e një klubi tjetër, ose kur e ka përligjur mungesën në përputhje me ndonjë kriter tjetër të treguar në nenin 8, pika 1 dhe 2 të statutit tip të klubit. Pika 3 - Një e treta e antarëve përfaqëson kuorumin e mbedhjes vjetore apo të mbledhjes javore të klubit. Pika 4 - Mbledhjet e zakonëshme të këshillit do të zhvillohen të enjten e tretë të çdo muaji. Mbledhjet e veçanta të këshillit mund të thirren me njoftim zyrtar nga presidenti, kur ai e gjen me vend, ose kur kërkohet nga dy këshilltarë. Pika 5 - Shumica e anëtarëve të këshillit përfaqëson kuorumin e këshillit.
Neni 6 Detyrimi i Pranimit dhe Kuotat. Pika 1 – Detyrimi i pranimit është 150 $. Ky detyrim arkëtohet para pranimit përfundimisht të antarit. Pika 2 - Kuota vjetore për klubin është 5000 lek. Kuota vjetore për Distriktin 2090 të RI është 50 euro, përmban edhe pajtimin në Revistën e Rotarit dhe ndryshohet me vendim të Distriktit. Kuota vjetore për RI është 48 USD dhe ndryshohet me vendim të RI. Kuota për klubin, distriktin dhe RI paguhet dy herë në vit, në periudhat 1 deri 15 korrik dhe 5 deri 20 janar.
Neni 7 Sistemi i votimit.
Neni 8 Katër fushat e veprimit.
Neni 9: Komisionet: Komisionet e klubit ngarkohen me vënien në jetë të objektivave vjetore e afatgjatë të klubit, në përpuhje me katër fushat e veprimit. Presidenti i zgjedhur, presidenti dhe presidenti dorëzues punojnë bashkërisht për të siguruar vazhdueshmërinë e drejtimit dhe vijimësinë e planifikimit të komisioneve. Brenda mundësive dhe për të patur vijimësinë, antarët e komisioneve duhet të emrohen me afat trevjeçar. Presidenti i zgjedhur emron antarët e komisioneve në varësi të vendeve të lira, cakton kryetarët e komisioneve dhe zhvillon mbledhjet planifikuese të tyre para se sa të marrë detyrën. Këshillohet që kryetarit i komisionit të ketë qenë më parë antar i një komisioni. Komisionet e zakonshëm janë si më poshtë:
Në se e gjykon të nevojëshme, klubi mund të ngrejë komisione të tjerë të përhershëm.
Neni 10 Detyrat e Komisioneve Detyrat e komisioneve përcaktohen dhe ndryshohen nga presidenti në fillim të mandatit të tij, në bazë të dokumentave përkatës të RI. Komisioni i projekteve të shërbimit duhet të synojë që veprimtaria gjatë vitit të zhvillohet në tre fushat e veprimit: veprimi profesional, veprimi i interesit publik dhe veprimi ndërkombëtar.
Neni 11 Heqia e mungesës së pjesëmarrjes: Kundrejt kërkesës me shkrim, parashtruar këshillit dhe e shoqëruar me arsye te vlefshme e të mjaftueshme, antarëve mund t’u jepet leje që të mos marrin pjesë në mbledhjet e klubit, për një kohë të përcaktuar.
Neni 12 Financat Pika 1 – Para fillimit të çdo viti ushtrimor këshilli përgatit një buxhet parashikues të të ardhurave e shpenzimeve të atij viti. Ky buxhet parashikues përcakton kufirin e sipërm për çdo zë, përveç rasteve kur këshilli vendos në mënyrë tjetër. Buxheti ndahet në dy pjesë të veçanta: një për mbarëvajtjen e klubit dhe një për projektet e shërbimit e humanitare. Pika 2 - Arkëtari i depoziton të gjithë fondet e klubit në bankën e caktuar nga këshilli drejtues. Fondet ndahen në dy pjesë: një për mbarëvajtjen e klubit dhe një për projektet e shërbimit e humanitare. Pika 3 - Të gjithë faturat e shpenzimeve që kryhen për klubin shlyhen nga arkëtari ose nga drejtuesit e tjerë të miratuar, vetëm pas pëlqimit të dhënë me firmosje nga dy drejtues ose këshilltarë. Pika 4 - Një person i kualifikuar kryen çdo vit një kontroll të kujdesëshëm të të gjtha veprimeve financiare vjetore të klubit. Pika 5 - Drejtuesit që janë ngarkuar të mbajnë apo të kontrollojnë fondet e klubit duhet të paraqesin garancinë përkatëse, kurdoherë që kërkohet nga këshilli. Shpenzimet që kanë të bëjnë me paraqitjen e garancisë përballohen nga klubi. Pika 6 - Viti financiar i klubit fillon më 1 Korrik e mbaron më 30 Qershor. Për vjeljen e kuotave shoqërore ai ndahet në dy gjysma, që janë nga 1 Korriku në 31 Dhjetor dhe nga 1 Janari deri më 30 Qershor. Derdhja Rotarit Ndërkombëtar e kuotave shoqërore për frymë të antarësisë, si dhe e detyrimit të pajtimeve në revistat e RI, kryhet në datat 1 Korrik dhe 1 Janar të çdo viti, mbi bazën e numurit të antarëve të klubit në ato data.
Neni 13 Pranimi i antarëve Pika 1 - Sekretari i klubit i bën të ditur me shkrim antarëve të këshillit emrin e kandidatit për antar, i propozuar nga një antar aktiv i klubit. Një ish antar ose një antar që vjen nga një klub tjetër mund të propozohet si antar aktiv nga klubi i origjinës. Në këtë fazë, propozimi mbahet i fshehtë, me përjashtim të rasteve të parashikuar në këtë rregullore. Pika 2 - Këshilli drejtues kontrollon në se kandidati i propozuar i plotëson kërkesat për pranim dhe për klasifikim, siç parashikohet në statutin tip të klubit rotarian. Pika 3 – Këshilli drejtues miraton ose hedh poshtë propozimin brenda 30 ditëve nga marrja e tij në dorëzim dhe ja bën të ditur vendimin e vet propozuesit nëpërmjet sekretarit të klubit.
Neni 14 Rezolutat Asnjë rezolutë ose mocion që vë në detyrim këtë klub nuk mund të shqyrtohet në klub pa u shqyrtuar nga këshilli. Në se rezoluta apo mocioni paraqiten në mbledhjen e klubit, ato i kalojnë këshillit pa u shqyrtuar. Neni 15 Rendi i ditës i mbledhjes -Hapja e mbledhjes; Neni 16 Amendamentet Kjo rregullore mund të ndryshohet në cilëndo mbledhje të zakonshme, me pjesëmarrje të kuorumit, me votat pro të dy të tretave të antarëve të pranishëm, me kusht që ndryshimi i propozuar të jetë bërë i ditur me shkrim për çdo antar të paktën 10 ditë përpara mbledhjes. Kësaj rregulloreje nuk mund t’i bëhet asnjë ndryshim ose shtesë që bie në kundërshtim me statutin e klubit dhe me Statutin ose Rregulloren e Rotarit Ndërkombëtar.
|
||||
www.rotarytirana.org |
||||
Copyright (C) 2007, Rotary Club Tirana, all rights reserved. |
||||